Në ato shoqëri tradicionale ose moderne të Perëndimit ose të Lindjes, që karakterizohen nga intoleranca fetare, nuk përfytyrohet që të krishterët t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra myslimanë ose anasjelltas. Përkundrazi, në shoqërinë tradicionale shqiptare huazimi i emrave nga të besimeve fetare të tjera konsiderohej që sillte mbarësi për çështje jetike.
Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, shkalla e mortalitetit foshnjor në Shqipëri ka qenë e lartë. Si rregull, kur një çifti myslimanësh i vdiste fëmija i parë dhe aq më tepër kur i vdiste fëmija i dytë, fëmijës që lindte më pas i vinin një emër të krishterë që i korrespondonte emrit të ndonjë shenjtori të kësaj feje.
Ndërkohë, çiftet e bashkëshortëve të krishterë që përjetonin fatkeqësinë e largimit të një ose dy fëmijëve të vegjël nga kjo jetë, fëmijës që lindte më pas i vinin emër mysliman.
Sipas besëtytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë shqiptare paramoderne emrat me përkatësi fetare tjetër i mbronin fëmijët e vegjël nga shpirtrat e ligj, u sillnin atyre shëndet dhe mbarësi në jetë.
Duke u shprehur për një dukuri të tillë, ndoshta të pranishme në ndonjë shoqëri tjetër, një nga njohëset më të kualifikuara të kulturës tradicionale shqiptare, Edith Durham, ka shkruar se në Angli askush nuk do ta besonte se ishin të krishterë persona që mbanin emra myslimanë, siç ndodh në Shqipëri.
Si rrjedhojë e huazimeve të tilla, në shoqërinë shqiptare është e pamundur të përcaktosh përkatësinë fetare edhe të personave që kanë emra të një feje të caktuar, ose madje dhe emër shenjtori, duke u nisur nga emri i tyre. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City