LAJMI I FUNDIT:

Lirohet me kusht shefja e financave të Huawei-t

Lirohet me kusht shefja e financave të Huawei-t

Lirohet me kusht dhe me një garanci pasurore prej 10 milionë dollarësh kanadezë drejtoresha e financave (CFO) së kompanisë teknologjike kineze Huawei, Meng Wanzhou.

Gjykatësi kanadez William Ehrcke dha vendimin për lirimin me kusht të Wanzhou për të cilën pritet kërkesa zyrtare e SHBA-ve për ekstradim.

Sipas kushteve të gjykatës, ajo do të banojë në shtëpinë e saj në Vancouver dhe do t’i paraqesë gjykatës si garanci 7 milionë dollarë kanadezë, para të gatshme si dhe 3 milionë dollarë kanadezë në pasuri të patundshme.


Meng do të mbajë byzylykun me transmetues GPS e cila do të sigurohet nga kompania private kanadeze e sigurisë Lions Gate Risk Management Group, si dhe do të lejojë punonjësit e kompanisë që ta vëzhgojnë 7/24 dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe ta arrestojnë atë, përcjell Telegrafi.

Kina kërkon nga Kanadaja lirimin e shefes së financave të Huawei
Lexo po ashtu Kina kërkon nga Kanadaja lirimin e shefes së financave të Huawei

Po ashtu, ajo do të përballojë vetë të gjitha shpenzimet, nuk do të dalë jashtë zonës së përcaktuar nga kompania e sigurisë si dhe të gjitha pasaportat do t’ua dorëzojë autoriteteve kanadeze.

SHBA kërkon ekstradimin e shefes financiare të Huaweit
Lexo po ashtu SHBA kërkon ekstradimin e shefes financiare të Huaweit

Shefja financiare e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei, u arrestua në Kanada më 1 dhjetor, me kërkesë të SHBA-ve, autoritetet e së cilës e akuzojnë për shkelje të sanksioneve kundër Iranit. /Telegrafi/