LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë kërkon ndihmë nga donatorët e huaj për ndotjen e ajrit

Qeveria e Maqedonisë kërkon ndihmë nga donatorët e huaj për ndotjen e ajrit

Qeveria kërkon ndihmë teknike dhe financiere nga donatorët e huaj në luftën kundër ajrit dhe zbatimin e planit dy vjeçar kombëtar ku ndotja e ajrit pritet të ulet 50%.

Mjetet kombëtare që janë siguruar nga buxheti, siç u theksua në konferencën e sotme e organizuar nga Qeveria,l nuk janë të mjaftueshme për t’u zbatuar Plani për luftën kundër ndotjes së ajrit, dhe është e nevojshme edhe ndihma teknike dhe dhënia e përvojave pozitive nga shtetet evropiane për menaxhimin e këtij problemi global, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria njoftojnë ndihmë në ndryshimi i sistemeve të vjetra ekologjike për nxehje me sisteme të reja ekologjike në institucionet publike dhe në amvisëri, subvencione për blerjen e automjeteve ekologjik dhe vendosjen e plinit, duke shpresuar se do të sillet edhe ligj ku do të ndalohet shfrytëzimi i qymyrit si mjet për nxehje.


Shkupi dje u shpall qyteti më i ndotur në Evropë, i pesti në botë
Lexo po ashtu Shkupi dje u shpall qyteti më i ndotur në Evropë, i pesti në botë

“Qytetarët nuk duan të ndotin, por ne duhet t’u ndihmojmë dhe këtë do ta bëjmë me subvencionimin e burimeve ekologjike, me rritjen e efikasitetit energjetik në objekt, dhe shpresoj se do të marrim mbështetje konsesuale në Kuvend për t’u sjellur ligji për shfrytëzimin e qymyrit si burim i nxehjes. Kjo do të jetë një masë e rreptë që nuk duhet të shfrytëzuar nga aspekti i sociales, por nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor si një nga kompetentet kyçe”, deklaroi zëvendës-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli para fillimit të konferencës.

Sipas zëvendës-kryeministrit Bujar Osani, që është edhe koordinator kombëtar i ndihmës ndërkombëtare, ndotja e ajrit nuk mund të zgjidhet me shkop magjik dhe me vendime aty për aty, por të nevojshme janë strategji të gjata dhe të shkurta me sërë masash dhe aktivitet për tejkalimin e plotë të këtij problemi.

“Edhe tani kemi aktivitet individual të donatorëve përmes projekteve të ndryshme, por është e rëndësishme edhe ato të plotësohen në përputhje me strategjinë tonë dhe të mos mbivendosen”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori