LAJMI I FUNDIT:

Poston video duke gjuajtur me armë, kontrollohet nga policia

Poston video duke gjuajtur me armë, kontrollohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një informate se një person kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47, i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 10:00 në Baicë të Lipjanit.


Policia me urdhër të prokurorit ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk e ka gjetur armën e lartcekur, por ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/