LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shkupi me ditë të tëra është qyteti më i ndotur në Evropë, Qeveria nuk ndërmerr asgjë

OBRM-PDUKM: Shkupi me ditë të tëra është qyteti më i ndotur në Evropë, Qeveria nuk ndërmerr asgjë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “Shkupi me ditë është qyteti më i ndotur në Evropë, dhe në 10 qytetet më të ndotura në botë”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, problem me ndotjen e ajrit kanë në Manastir, Strumicë, Koçan, Kumanovë dhe qytete tjera, por Qeveria, nuk ndërmerr asgjë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Premtonin shumë, dhe nuk realizuan asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Niveli i ndotjes së ajrit është nga pesë deri në dhjetë mbi të lejuarën. Kjo është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve, që secilën ditë i mbushin entet mjekësore në shtet, por edhe për mjedisin jetësor në përgjithësi”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Shkupi dje u shpall qyteti më i ndotur në Evropë, i pesti në botë
Lexo po ashtu Shkupi dje u shpall qyteti më i ndotur në Evropë, i pesti në botë

Ata shtojnë se Zoran Zaev, Jani Makraduli dhe Petre Shilegvoi, më shumë duan të flenë në Kuvend dhe të luajnë lojëra se sa të ndërmarrin diçka kundër ndotjes enorme të ajrit.

“Në vend se të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, kompetentët si ministri Sadulla Duraku me arrogancën sillen dhe qasen ndaj qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata përmendin masat që OBRM-PDUKM i ka propozuar dhe që Qeveria të ndërmerr dhe se LSDM nuk duhet të sillet në mënyrë arrogante dhe të punojë për interesat e qytetarëve dhe jo ato personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori