LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka marrëveshje me Eden Hazardin

Real Madridi ka marrëveshje me Eden Hazardin

Real Madridi ka një marrëeshje me Eden Hazardin që e sheh belgun te klubi mbretëror verën e ardhshme.

Raporti sugjeron se Reali do të paguajë 170 milionë për superyllin belg, ashtu sikurse opsionin për të kompletuar blerjen e Mateo Kovacicit.


Eden Hazard (Getty Images)

Chelsea thuhet se është i gatshëm që ta bëj këtë marrëveshje realitet, pasi që dëshiron Kovacicin në formë permanente, pasi që kroati u adaptua shpejt ën Londër.

Hazard ka thënë vazhdimisht se ai pëlqen Real Madridin dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen te Chelsea.

Reali shqyrton ta fusë Asension në marrëveshje për Hazardin
Lexo po ashtu Reali shqyrton ta fusë Asension në marrëveshje për Hazardin

“Verën e ardhshme largimi është mundësi, por po ashtu është e mundshme që të kaloj gjithë karrierën te Chelsea”, u shpreh Hazard.

Raportimet e fundit sugjerojnë se Marco Asensio mund të shkojë në drejtim të kundërt nëse Kovacic përfshihet në këtë marrëveshje.

Real Madridi ka presion që të gjejë një yll ndërkomëtar pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe dështimit për të transferuar Neymarin. /Telegrafi/