Një letër e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni në të cilën ai ballafaqohet me konceptin e fesë ka thyer parashikimet dhe është shitur për gati 2.9 milionë dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e ashtuquajtura “Letra e Zotit” u shkrua në vitin 1954 dhe pritej të merrte 1.5 milion dollarë në një ankand në Nju Jork.
Shkencëtari fitues i çmimit Nobel, atëbotë 74 vjeç, shkroi një shënim një faqe e gjysmë të cilën ia dërgoi filozofit gjerman Eric Gutkind në përgjigje të një prej veprave të tij.
Ajo shihet si një deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.
“Kjo letër e mrekullueshme, private u shkrua një vit përpara vdekjes së Ajnshtajnit dhe mbetet shprehja më e artikuluar e pikëpamjeve të tij fetare dhe filozofike”, thuhet në një deklaratë.
Ajo arriti pothuajse dyfishin e çmimit të parashikuar të shtëpisë së ankandit prej 1 milionë-1.5 milionë dollarë.
Në letrën, të shkruar në gjermanishten e tij, Ajnshtajni trajton besimin në Zot.
“Fjala Zot është për mua asgjë, përveç shprehjes dhe produktit të dobësive njerëzore”, shkruan ai. “Bibla është një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive”.
Ajo vazhdon: “Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, mund të ndryshojë diçka për këtë”.
Fizikanti po ashtu mendon për identitetin e tij hebre, duke shkruar se është “si të gjitha fetë e tjera, një mishërim i supersticionit primitiv”.
“Populli hebre të cilit me kënaqësi i përkas, dhe në mentalitetin e të cilit ndjehem thellësisht i ankoruar, ende për mua nuk ka asnjë lloj tjetër dinjiteti nga të gjithë popujt e tjerë”, shkruan ai.
Ndryshe, nuk është hera e parë që letrat e Ajnshtajnit janë vendosur për ankand.
Vitin e kaluar, një shënim i shkruar për një student italian të kimisë i cili kishte refuzuar ta takonte ishte shitur për 6.100 dollarë.
Ajo u shit së bashku me një numër letrash të tjera nga Ajnshtajni, duke përfshirë një shënim të vitit 1928 që shkoi për 103,000 dollarë, në të cilën ai i shtroi mendimet e tij për fazën e tij të tretë të Teorisë së Relativitetit.
Në vitin 2017, një shënim në të cilin ai dha këshilla për “të jetuarit lumtur” ishte shitur për 1.56 milionë dollarë në Jerusalem.
Një fjali e vetme thotë: “Një jetë e qetë dhe e përulur do të sjellë më shumë lumturi sesa ndjekja e suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që vjen me të”.
Sipas një biografie, Albert Ajnshtajni lindi në vitin 1879 ndërsa vdiq në vitin 1955.
Gjeniu thuhet se mbajti tre nënshtetësi gjatë gjithë jetës së tij.
Ai lindi në një familje laike hebreje në Gjermani dhe ndoqi shkollën në Mynih, por në moshën 17 vjeç hoqi dorë nga nënshtetësia gjermane për të shmangur shërbimin ushtarak.
Në vitet që pasuan studioi në Zvicër dhe u bë nënshtetas zviceran. Atje zhvilloi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm dhe fitoi Çmimin Nobel për fizikën, përpara se të bëhej profesor në Berlin.
Kur nazistët morën pushtetin, ai u largua për në SHBA për t’i shpëtuar persekutimit, dhe në vitin 1940 u bë nënshtetas amerikan.
Një nga thëniet e famshme: “Nëse Teoria ime rezulton e pavërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman dhe Gjermania do të thotë se jam hebre”.
Përveç gjenialitetit të tij në shkencë, Albert Ajnshtajni njihet edhe si një njeri që ka lënë edhe shumë thënie rreth çështjeve të ndryshme, duke përfshirë luftën, armët bërthamore, politikën, muzikën dhe fenë.
Në thënien e tij për armët bërthamore ai thekson: “Ne jetojmë tani në një anarki ndërkombëtare, në të cilën një Luftë e Tretë Botërore me armë bërthamore qëndron para derës sonë. Ne duhet të bëjmë njerëzit të vetëdijshëm, në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë që, vetëm pak prej tyre do të mbijetojnë në luftën e ardhshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'