LAJMI I FUNDIT:

Foto që mbetën në arkiva për gati 60 vjet: Kjo është historia e tyre dhe e vdekjes së gjeniut Ajnshtajn (Foto)

Foto që mbetën në arkiva për gati 60 vjet: Kjo është historia e tyre dhe e vdekjes së gjeniut Ajnshtajn (Foto)

Më 18 prill 1955 në spitalin Princeton, Albert Ajnshtajn vdiq. Ralph Morse shkoi në zyrën e gjeniut për të bërë një reportazh fotografish për revistën “Life”. Nga ato fotografi, të nesërmen vetëm njëra u botua. Të tjerat mbetën në arkivin e “Life”, për gati 60 vjet. Kjo është historia e tyre dhe e vdekjes së gjeniut më të madh të shekullit XX.

1-Zyra e Ajnshtajnit në Princeton disa orë pas vdekjes së tij.


Kjo foto e Ralph Morse ishte e vetmja që do të publikohej nga revista ‘Life”, në 1955.

Redaktorët e revistës respektuan kërkesën për jetën private të familjes së shkencëtarit dhe vendosi të mos publikojë pjesën tjetër, të cilat kanë mbetur të ruajtura në arkiva për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Detaje nga tavolina e punës së Ajnshtajnit, e lënë kështu nga shkencëtari përpara se të vdiste më 18 prill 1955.

Arkivoli i Ajnshtajnit duke u transportuar nga spitali në makinën e funeralit.

Djathtas një grua e paidentifikuar, djali Hans Albert dhe sekretarja Helen Dukas. Mbrapa saj është miku Gustav Bucky, i cili ka ardhur për krematoriumin.

Pajtoni i mbërritur në krematorium dhe që ndiqet nga një varg i vogël njerëzish në këmbë.

Miq dhe të afërm që kthehen me makinat e tyre pas ceremonisë mortore, ku miku i tij Otton Nathan lexoi disa vargje të Goethe.

Menjëherë pas kësaj ceremonie, trupi u dogj.

Një tjetër shkrepje pas funeralit.

Miq dhe të afërm bashkohen pas ceremonisë në shtëpinë në Princeton, ku Albert Ajnshtajni jetoi prej 20 vitesh.

Doktor Thomas Harvey, që u mor me autopsinë e shkencëtarit në spital. Harvey mori trurin e Ajnshtajinit për ta studiuar, përcjell GSH. Ai e fotografoi trurin e gjeniut nga të gjitha anët dhe më pas e ndau në 240 pjesë. Për këtë gjë ai u përjashtua nga spitali, por mjeku e ruajti trurin në shtëpi prej afro 30 vjetësh.

Më pas ai ia dorëzoi spitalit të Princeton, që sot furnizon shkencëtarët në mënyrë selektive, për t’i studiuar.

Truri i Ajnshtajnit ka përmasa mesatare, por neuronet ishin të rrethuara nga një numër qelizash “gliali’, (që ofrojnë mbështetje dhe ushqim) më të lartë se normalja.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori