LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: OBRM-PDUKM mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese

Mickoski: OBRM-PDUKM mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese

OBRM-PDUKM mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe do ta ndjek vullnetin e qytetarëve, ka thënë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në takimin me kryetarin e Komisionit për Politike të Jashtme të Kuvendit evropian dhe nënkryetarin e Partisë Popullore Evropiane, David McAllister.

Siç, kumtojnë nga partia, ata kanë biseduar për gjendjen aktuale politike, për proceset lidhur me qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë që janë anëtarësimi në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski sqaroi se Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me gjendje politike të komplikuar dhe me një periudhë të qeverisjes së errët ku dominojnë padrejtësitë dhe përndjekja politike. Ai theksoi se ndodhin skandale secilën dit ku vihet në shprehje mosgatishmëria e Qeverisë për reforma dhe menaxhimin e proceseve politike. Mickoski theksoi se kjo mos kujdesie e qeverisë, shtetin e çon në fiasko politike dhe ekonomike, duke dobësuar standardin e qytetarëve. Ai në takim shprehu se është interes kryesor i OBRM-PDUKM-së përparimi i integrimeve evropiane. Në këtë drejtim, OBRM-PDUKM-ja është e gatshme që në mënyrë cilësore të ndihmojë proceset që do të garantonte përparimin por para se gjithash kjo varet na vullneti dhe aftësia qeverisë të jetë bartëse e këtyre proceseve”, kumtojnë nga partia./Telegrafi/