LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Hezitimet e para për vizat i kishin Franca, Holanda dhe Gjermania (Video)

Kryeziu: Hezitimet e para për vizat i kishin Franca, Holanda dhe Gjermania (Video)

Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK ka thënë se politikanët tanë gjatë vitit 2018 kanë dhënë premtime se do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës brenda vitit, por situata ka ndryshuar muajt e fundit.

“Diskursi i zyrtarëve shtetërorë ka ndryshuar me vizitat e fundit të zyrtarëve të BE-së, kur e kanë vënë theksin në sundimin e ligjit. Përfaqësuesit tanë atëherë kanë filluar të kërkojnë diçka më të vogël”.

Kryeziu  në “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se zotim nga zyrtarët e BE-së për liberalizim të vizave brenda vitit 2018 nuk ka pasur.


“Ka pasur një qëndrim nga zonja Mogherini, që ka thënë se ka pasur një hap përpara në procesin e liberalizimit të vizave. Dhe ky qëndrim është dhënë në një kohë kur skena jonë politike ka pasur një polarizim të skajshëm”, tha ai.

Kryeziu ka thënë se janë edhe gjashtë hapa që Kosova duhet t’i kalojë për të përfituar liberalizimin e vizave.

Sipas tij,  problemet e brendshme në BE janë evidente në vonesën e liberalizimit të vizave, por ka edhe faktorë të brendshëm që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit që kanë penguar procesin.

“Po të kishim dhënë shembuj të mirë ne në sistemin e drejtësisë, do të bëhej presion ndaj vendeve të BE-së”, tha Kryeziu, përcjell Telegrafi.

Njohësi i Integrimeve Evropiane thotë se hezitimet e para ishin te Franca, Holanda dhe Gjermania në komitetin LIBE.

“… Ky numër filloi të rritet. Ku më pas BE tha se prospekti i vendimmarrjes është i lidhur me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pastaj edhe Franca e vuri theksin te luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Kryeziu shton më tej se BE duhet të dijë se Kosova nuk është Turqi dhe nuk ka alternativa tjera por Bashkimit Evropian.

“Rruga jonë është njëdrejtimëshe”, potencoi Kryeziu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori