Rruga mes maleve të shpie në një vend piktoresk. Është një fshat i vogël, me një natyrë të dendur, e cila është e rrethuar me kodra në të dyja anët.
Aty rrallë mund të ndeshësh me ndonjë banor. Nga 120 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbet vetëm dymbëdhjetë në Keqekollë, i cili ndodhet 20 km larg Prishtines.
Hetem Halili është nga të paktët banorë në tërë këtë fshat. Ai ka thënë se nuk do ta braktisë vendlindjen asnjëherë.
“Këtu është ambienti i mirë, uji i mirë për atë arsye nuk jam largua. Por, këtu kam mbetur i vetëm”, thotë Halili, për RTV Dukagjini.
Sipas 90 vjeçarit, jetesa në këtë fshat ka ndryshuar nga viti në vit. Por, sipas tij, ajo që ka mbet çdoherë e njëjtë, është natyra e tij e bukur, e cila thotë se të shton jetën.
“Nuk e harroj mënyrën e jetesës që ka qenë dikur. E kanë dashur njëri – tjetrin shumë. Kur vinte ndonjë mysafir e kemi prit në odë. E kam tash odën tetë metra të gjatë, po i kam vendos drynin, sepse nuk vjen kush më. Kemi mbajtur kafshë shtëpiake dhe jemi ushqyer nga to”, rrëfen 90-vjeçari.
Keqekolla është një fshat i vjetër më shumë histori. Në të gjenden edhe objekte të vjetra, të cilat e dëshmojnë këtë.
Ndër to është edhe shtëpia e Hasan Hoxhës, e cila është e vjetër më shumë se 100 vjet, e kthyer tashmë në atraksion turistik.
Mësuesi i fshati, Islam Idrizi ka thënë se kjo shtëpi, është ndër objektet e para të ndërtuara në këtë fshat.
“Në këtë shtëpi kanë jetuar familja e Hasan Hoxhës, që kanë qenë te ndjekur nga Serbia. Shtëpia ka luajtur rol të madh, sepse ka strehuar shumë mysafirë që kishin destinacion Prishtinën”, shprehet mësuesi Islam Idrizi.
Mes ajrit të pastër, e natyrës së bukur, Keqekolla, sipas Hetem Halilit, po braktiset çdo ditë e më shumë nga vendasit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët