LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Shumë qytetarë të mi thithin ajër që është ndër më të ndoturit në Evropë

Ivanov: Shumë qytetarë të mi thithin ajër që është ndër më të ndoturit në Evropë

Në fjalimin e tij në Samitin për ndryshime klimatike “COP 24”, që organizohet në Poloni, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov thotë se “Republika e Maqedonisë është merr pjesë në një nga rajonet më të prekura në botë sa i përket ndryshimeve klimatike”.

Republika e Maqedonisë, theksoi kryetari Ivanov, në vazhdimësi e harmonizon mënyrën e raportimit me standardet e Bashkimit Evropian. “Por edhe kjo nuk mjafton. Derisa flas këtu, shumë nga qytetarët e mi frymëzojnë ajrin që është një nga më të ndoturit në Evropë”, tha Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi nevojë për vendosjen e një besimit mes politikanëve, shkencëtarëve, sipërmarrësve mësuesve dhe aktivistëve, nga shkaku se nuk konkurrojmë kundër njëri-tjetrit, por bashkërisht si ekip. Sektori i energjisë, bujqësia, transporti dhe ndërtimi duhet të marrin parasysh ngrohjen globale. Kjo është e nevojshme për shëndetin e njeriut, veçanërisht për kategoritë e prekura”, tha mes tjerash kryetari Ivanov.


Republika e Maqedonisë në prill të vitit 2016 në New York nënshkroi marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike, që u miratua në vitin 2015 në Samitin për ndryshimet klimatike në Paris, ku mori pjesë kryetari Ivanov. Marrëveshje e Parisit është marrëveshje e parë universale që ligjërisht duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020 dhe është nënshkruar nga 194 shtet duke përfshirë këtu edhe vendet e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori