LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i palosshëm i Sony me ekran transparent zbulohet në patentën e re

Telefoni i palosshëm i Sony me ekran transparent zbulohet në patentën e re

Tani që Samsung ka shpallur zyrtarisht atë që duket të jetë një telefon i palosshëm, plotësisht i funksionalizuar, duket se gara ka filluar pasi kompanitë e tjera po punojnë për krijimin e pajisjeve të gomave të palosshme gjithashtu.

Sony kanë qenë pak të heshtur në këtë front, por kjo nuk do të thotë se kompania nuk ka menduar për këtë.


Në një patentë të zbuluar kohët e fundit nga LetsGoDigital, duket sikur Sony ka paraqitur një patentë për zhvillimin e idesë në një telefon të palosshëm.

Patentat janë vetëm koncepte që nënkupton që Sony thjesht mund të përpiqet të mbrojë një ide që ata kanë, të cilat mund t’i licensojë  më pas për kompanitë e tjera dhe nuk është domosdoshmërisht një garanci se do të bëhet produkt.

Megjithatë nga ajo që ne mund të themi nga patenta, duket se ideja e Sony për një telefon të palosshëm është mjaft inovative, ku do të shfaqë një ekran tërësisht transparent që palohet në mes.

Ideja e ekranit transparent është se mund të përdoret në të dy anët, dhe nga ajo që mund të kuptojmë nga patenta, pajisja mund të detektoj se cila anë është përballë përdoruesit dhe do të aktivizojë atë ekran.

Në çdo rast, patentat nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht produktet që do të bëhen realitet, prandaj duhet të marrim këtë informacion me një dozë hezitimi, tani për tani. /Telegrafi/ 
Burimi:Lets Go Digital