LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në SHBA vendosin sanksione ndaj adresave të dyshuara të Bitcoin

Autoritetet në SHBA vendosin sanksione ndaj adresave të dyshuara të Bitcoin

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi emrat e individëve që fshihen pas sulmit me virusin ransomware SamSam, me të cilin në muajin gusht u vodhën rreth 6 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutës Bitcoin.

Departamenti thotë se çdo individ amerikan apo biznes e ka të ndaluar të bëjë biznes me këta individë edhe nëse ata udhëtojnë jashtë Iranit.

Qytetarët amerikanë u paralajmëruan të mos dërgojnë asnjë monedhë e as të pranojnë nga këto adresa, të cilat kontrollohen nga këta individë, përcjell Telegrafi.


Thesari shprehu shqetësim për bursat amerikane dhe personat që do të vijojnë transaksionet me këto individë kur sanksionet të hyjnë në fuqi, duke shtuar se do të reagojnë agresivisht ndaj kujtdo që shet dollarë amerikanë në këmbim të çfarëdo lloj gjëje.

Sipas Wired UK, ransomware SamSam nuk kishte ndonjë mekanizëm të sofistikuar dhe menaxhohej manualisht ndryshe nga ransomware WannyCry, i cili infektoi qindra institucione në mbarë botën. /Telegrafi/