LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gruas së Furyt për takimin me të, gjatë lidhjes së tyre kishin respektuar traditën deri në martesë

Rrëfimi i gruas së Furyt për takimin me të, gjatë lidhjes së tyre kishin respektuar traditën deri në martesë
Paris dhe Tyson Fury (Foto: Carrie Davenport/Getty Images/Guliber)

Në një intervistë të realizuar më herët, por që është risjellë tash, Paris Fury ka folur për lidhjen e saj me Tyson Furyn.

Paris ka treguar se për herë të parë boksierin britanik ia kishte prezantuar halla e saj, të cilës i pëlqente organizmi i takimeve ndërmjet të rinjve.

“Ajo (halla) i tha Tysonit: ‘Eja takoje këtë zonjushë’. Unë e çova kokën dhe prisja të shihja dikë në nivel të syve të mi, sepse as unë nuk jam e shkurtër, jam 173 centimetra”.


Paris dhe Tyson Fury (Foto: Shirlaine Forrest/Getty Images/Guliver)

“Më kujtohet të kem thënë me vete: ‘Kush është ky plak me të cilin po më prezanton?’”, ka rrëfyer gruaja e boksierit për The Telegraph duke e kujtuar atë moment.

Më tej, Paris ka treguar se pas ditëlindjes së saj të 16-të, ata kishin dalë në shumë takime.

Lajmet për FURYN
Lexo po ashtu Lajmet për FURYN

“Dolëm disa herë, mirëpo për ne ‘të dalësh’ do të thotë po mund të shkosh në takime dhe të shohësh njëri-tjetrin, por nuk ka puthje, nuk ka përqafime, nuk bëni asgjë”, kanë fjalët e saj.

https://www.instagram.com/p/Bqul3vmALrL/

Në rrëfimin e saj, 28-vjeçarja që është e martuar qe dhjetë vite me boksierin, ka thënë se çifti nuk ka qenë intim deri në martesën e tyre (në vitin 2008) duke e respektuar kështu traditën irlandeze për të mos kryer marrëdhënie para martesës.

Edhe pasi u fejuam, Tysoni flinte në një karvan në oborrin e shtëpisë së prindërve të mi, ndërsa unë flija brenda shtëpisë. Nuk kemi fjetur bashkë deri pas martesës”, ka thënë Paris duke shtuar se Fury është i dashuri i vetëm që ka pasur gjatë gjithë jetës.

Çifti aktualisht ka katër fëmijë dhe është në pritje të fëmijës së pestë, ndërsa sipas gruas së tij, Fury dëshiron të ketë dhjetë fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori