LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fiton me vështirësi në udhëtim te Werderi

Bayerni fiton me vështirësi në udhëtim te Werderi
Foto: Bayern Munich/Twitter

Bayern Munich ka fituar me vështirësi në udhëtim te Werder Bremen me rezultat të ngushtë 2-1, ku ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.   

Bavarezët e Niko Kovacit i janë kthyer fitores në Bundesliga pas tri dështimeve radhazi, duke mposhtur në udhëtim Werderin, që gjithashtu janë gjashtë forme.


Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve bavarez, por të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të dhe ishte Serge Gnabry, i cili kaloi Bayernin në epërsi 0-1.

Pas këtij goli, Bayerni vazhdoi iniciativën, por u befasuan nga Yuya Osako që barazoi rezultat 1-1 në minutën e 33-të dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më të mirë dhe dominuan këtë 45 minuta duke arritur të shënojnë edhe golin e fitores.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte përsëri Gnabry, i cili shënoi kësaj radhe për 2-1 dhe deri në fund nuk pati gola tjerë duke dalë të jetë ky goli i fitores nga gjermani.

Pas kësaj fitores, Bayerni ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Bremeni në pozitën e tetë me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin në shtëpi Nurenbergun, ndërsa Werderi luan në shtëpi ndaj Fortuna Dusseldorfit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori