LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi më i ndotur në Evropë

OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi më i ndotur në Evropë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare në pushtet, OBRM-PDUKM thuhet se “Republika e Maqedonisë është vendi më i ndotur në Evropë, ndërsa qytetarët me jetët e tyre e paguajnë çmimin e paaftësisë dhe mos interesimit të LSDM-së të ballafaqohet me ndotjen e ajrit”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, “Euronews” publikoi se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane për mjedis jetësor (EEA), Maqedonia edhe zyrtarisht është vendi më i ndotur në Evropë, dhjetëfish më tepër nga nivelet e rekomanduara, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa Zaev dhe LSDM, vazhdimisht manipulojnë me premtime të rreme për ballafaqimin me ajrin e ndotur, mijëra qytetarë humbasin jetët e tyre si pasojë direkte e ndotjes së ajrit. Spitalet tashmë janë të mbushura me pacientë me probleme të frymëmarrjes, ndërsa të moshuar dhe të sëmurët kronik, por edhe fëmijëve më së shumti i ndjejnë efektet e ndotjes së ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata shtojnë se LSDM-ja premtonte masa të menjëhershme, por për dy vite nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësimin e situatës ndërsa për dy vitet tjera, sipas partisë opozitare maqedonase, Qeveria përsëri doli me gënjeshtrën se në dy vitet e ardhshme do ta zgjidhin problemin.

“Qytetarët nuk meritojnë qeverisje të këtillë. Zoran Zaevi dhe LSDM-ja treguan se nuk kujdesen për qytetarët dhe nuk kanë ndërmernd ta zgjedhin problemin e ndotjes së ajrit. Kështu sa më shpejt të ikin aq më mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministria e Brendshme njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

Ministria e Brendshme njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

Lajme
Bllokohen pjesërisht rrugët që çojnë në dy pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Bllokohen pjesërisht rrugët që çojnë në dy pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Lajme
Maqedonci në Gjermani: Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Maqedonci në Gjermani: Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Siguri
Kurti: Policia e Kosovës më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja në rajon

Kurti: Policia e Kosovës më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja në rajon

Lajme
Hoxhaj: Politikanët tanë të padijshëm dhe emisarët papeshë në Evropë i degraduan marrëdhëniet me BE-në

Hoxhaj: Politikanët tanë të padijshëm dhe emisarët papeshë në Evropë i degraduan marrëdhëniet me BE-në

Politikë
Gjendja aktuale në pikat kufitare me Serbinë

Gjendja aktuale në pikat kufitare me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori