LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj: Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri fillojnë zbatimin me 1 qershor të 2019-ës (Video)

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj: Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri fillojnë zbatimin me 1 qershor të 2019-ës (Video)

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu ka thënë se marrëveshjet e sotme mes Kosovës dhe Shqipërisë do të lehtësojnë jetën e qytetarëve nga dy vendet.

Belegu, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshjet do të duhet të fillojnë të zbatohen me 1 qershor të vitit 2019.

Ai tha se në raportet me Shqipërinë, Kosova ka më shumë emocione se biznes.


“Ne në marrëveshjet me Shqipërinë, kemi më shumë dëshirë t’i bëjmë ato me zemër se për qëllime biznesore. Dhe kur vjen ndonjë propozim i tillë ne e mbështesim menjëherë duke shpresuar për mirë”, tha Belegu, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se edhe pse në të kaluarën disa marrëveshje pavarësisht se nuk janë implementuar, tash ka një afat për zbatimin e marrëveshjeve.

“Disa nga marrëveshje nuk janë implementu. Por, marrëveshjet që janë nënshkruar tash kanë marrë edhe një afat të realizimit dhe nuk ka arsye për të dyshuar në implementimin e tyre”.

Belegu tha se Haradinaj ka kërkuar që marrëveshjet të implementohen nga janari i vitit 2019, por pala shqiptare kishte kërkuar të shtyhen për gjashtë muaj.

“Do të jemi shumë insistues që edhe Republika e Shqipërisë, do t’i zbatojë këto marrëveshje”, tha Belegu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori