Projektligjet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, pritet të procedohen për dëgjim të dytë në Kuvend, gjatë muajit të ardhshëm.
Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, thotë se në muajin dhjetor, pritet që këto projektligje të votohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate thotë se votimi sa më parë i këtyre projektligjeve, do të ndihmonte në përshpejtimin e rrugës së transformimit të FSK-së në ushtri.
“Sot i dërgojmë në komisionet e përhershme, ato e kryejnë procedurën formale të cilën e kanë dhe kthehen përsëri në komision, dhe komisioni i procedon në kryesi të Kuvendit dhe besoj që në muajin dhjetor do të procedohen në dëgjimin e dytë në seancë”, thotë deputeti Shala.
Anëtarët e këtij komisioni, thonë se ka pasur ndryshime të vogla në amendamentet e këtyre projektligjeve.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeqla thotë se me ndryshimet e bëra, FSK-ja do të ketë mandat që të mbrojë sovranitetin e vendit.
“Ka pasur ndryshime, të cilat mund të deklaroj se e përmirësojnë ligjin, për shembull është shtuar çështja e sovranitetit, te pika katër e Ligjit për FSK-në. FSK-ja do të ketë mandatin, përveç mbrojtjes se integritetit territorial edhe mbrojtjes së sovranitetit, ashtu siç parashihet edhe me Kushtetutë”, thotë Sfeqla, për REL.
Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se janë bërë disa ndryshime të vogla. Sipas tij, këto ndryshime më tepër janë kozmetike.
“Kemi pasur kryesisht përmirësime teknike dhe në të njëjtën kohë ka pasur edhe dëgjime publike në Komunat e Kosovës. Mendoj që kanë qenë përmirësime teknike, gjuhësore dhe në përmbajtje mendoj se ka mbetur e njëjta materie, me ndonjë lëvizje ta quaj kozmetike, por kryesisht janë ligjet të cilat kanë buruar prej Ministrisë së FSK-së dhe qeverisë”, thotë Haradinaj.
Gjatë muajit tetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan tri Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Grupet parlamentare, që të gjitha votuan pro transformimit të FSK-së në, përveç Listës Serbe, deputetët e së cilës, bojkotuan seancën e Kuvendit.
Përmes këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.
Aleanca e NATO-s ka dhënë shenja se ka hequr dorë nga kërkesa këmbëngulëse që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese.
Sidoqoftë, ishin vet autoritetet e Kosovës ato që u zotuan se edhe transformimi i FSK-së do të ndodhë në koordinim me NATO-n dhe shtetet që Kosova i konsideron si aleate, duke veçuar sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit