LAJMI I FUNDIT:

UBT mbledh në punëtori partnerët implemetues të projektit “BESTSDI”

UBT mbledh në punëtori partnerët implemetues të projektit “BESTSDI”

UBT ka qenë nikoqir i takimit të nëntë mes partnerëve implementues të projektit “BESTSDI”, në kuadër të programit Erasmus+.

Punëtoria mblodhi përfaqësues nga të gjithë partnerët nga Evropa, si dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës, të cilët së bashku diskutuan për të arriturat e deritashme të projektit, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim, me qëllim të përfundimit sa më të suksesshëm të projektit.


Në fjalimin që shënoi hapjen e kësaj punëtorie, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dha informacione mbi historikun e krijimit dhe të rrugëtimit të suksesshëm të UBT-së për 17 vite, si dhe për kontributin e dhënë në kuadër të projektit “BESTSDI”.

“Nga themelimi e këtej, UBT ka mbajtur dhe promovuar qasjen transdisiplinare në sistemin e edukimit të lartë, prandaj ky projekt është i rëndësishëm për Kosovën dhe UBT-në sepse po krijon një platformë që mbështetet tek transdisiplinariteti”, tha ai.

Hajrizi theksoi se kontributi kryesor i UBT-së në këtë fushë qëndron tek fakti se ka krijuar disa programe studimi të akredituara, në kurrikulat e të cilave janë të integruara edhe mundësitë për zhvillim dhe përmirësim të infrastrukturës së të dhënave hapësinore.

 Koordinatori i projektit “BESTSDI”, Zeljko Bacic, shfaqi një prezantim përmbledhës mbi punën e kryer nga 16 partnerët, në projektin që ai e koordinon.

“Fokusi i projektit që po e jetësojmë së bashku është tek infrastruktura e të dhënave hapësinore, të cilat padyshim janë ndër pjesët kryesore të revolucionit digjital’, shpjegoi ai.

Bacic tregoi se si dy vite më parë, kur edhe është lansuar projekti, shumica dërrmuese e institucioneve arsimore në regjion nuk kanë pasur një sistem të tillë të të dhënave, por sipas tij, UBT nuk e ka zgjedhur rrugën e lehtë dhe po ndihmon në jetësim të projektit.

“Jam i lumtur që një nga partnerët implementues është UBT.  UBT nuk e ka zgjedhur mënyrën më të lehtë për të zhvilluar një institucion, pasi ka zgjedhur fushat STEM, që edhe paraqesin problem për mbledhjen e studentëve, megjithatë UBT e ka arritur qëllimin”, vlerësoi ai.

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti ka prezantuar punën që po bën institucioni për përmirësimin e nivelit të të dhënave gjeohapësinore në Kosovë, si koordinues dhe implementues i infrastrukturës së të dhënave hapësinore (SDI) në Kosovë.

“Agjencia Kadastrale e Kosovës ka kryer disa aktivitete në kuadër të kësaj fushe, përfshirë krijimin e portalit për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, duke qenë se për detyrë e ka shpërndarjen më të shpejtë, më të lehtë dhe më të mirë të të dhënave hapësinore deri tek institucionet tjera”, shpjegoi ai, teksa shtoi se beson në vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm për të shënuar progres së kësaj fushe në vendin tonë.

“E kemi krijuar strategjinë për NSDI (National Spatial Data Infrastructure) dhe kemi identifikuar institucionet që prodhojnë dhe përdorin informacione gjeohapësinore dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm, madje me disa edhe kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi për shkëmbim të të dhënave”.

Koordinatori lokal i projektit nga UBT, Blerton Abazi, përmes një prezantimi të punëtorisë, tregoi qëllimin, të arriturat, të ardhmen dhe rëndësinë e zhvillimit të SDI-së edhe në vijim, duke pasur në fokus UBT-në si partner në projekt.

UBT synon të bëjë rishikimin e kurrikulës në modulin dhe parimet e SDI-së në studime e punë, përfshirë sistemet e informacionit, fushën e ndërtimit, etj. Pastaj, si synim është krijimi i një programi të nivelit master të specifikuar për këtë fushë, si dhe mbajtjen e kurseve të reja, të cilat e kanë në fokus fushën e të dhënave gjeohapësinore”, tregoi Abazi.

Punëtoria për zhvillimin e mëtejmë të projektit “BESTSDI” do të vazhdojë edhe përgjatë dy ditëve të ardhshme.

 Projekti “BESTSDI” ka për qëllim adaptimin e kurrikulave aktuale, si dhe krijimin e kurrikulave të reja për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, ndërkaq pjesë e projektit janë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përshirë edhe partnerë nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori