“Kushdo që dyshon se ne nuk do ta ndjejmë rrugën përpara, se nuk do ta dimë atë rrugë dhe nuk dimë t’i marrim veprimet e duhura, gabon. Nëse jo për tjetër, na mësojnë sot heronjtë këtu dhe na mëson e kaluara jonë. Ne jemi të vendosur që ta realizojmë të drejtën tonë, të drejtën e Kosovës, ashtu sikurse shqiptarët në trojet e veta do të realizojnë të drejtën e vet”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.
Fillimisht personalitetet e larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, zbuluan dhe bën homazhe tek shtatoret e tre liderëve historik, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.
Kryeministri Haradinaj tha se vepra e sotme, shtatoret e heronjve, janë pjesë e përgjegjësive të marra nga Kosova në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të heroit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“Një vit më parë kur e kemi nisur këtë vit bashkë me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, kemi hartuar një plan veprimi dhe sot shohim njërën nga ato të arritura, shtatoret e heronjve tanë”, tha kryeministri Haradinaj.
Para të pranishmëve të shumtë, personalitete të larta të Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të institucioneve vendore, kryeministri Haradinaj ndërlidhi ngjarjet që kanë peshë në ditën e sotme, duke filluar nga Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut dhe porosia që dërgoi ai për popullin e vet, për Perandorinë e atëhershme Otomane, por edhe për kontinentin, pjesë e së cilës jemi.
“Ajo porosi nuk është shuar asnjëherë, por u rikthye fuqishëm këtu ku jemi sot, për shqiptarët edhe njëherë më 1878. Nuk u shua etja për liri dhe guximi për të luftuar për të drejtën tonë, dhe atë e gjejmë më 1912 në Vlorë, me Pavarësinë e Shqipërisë. Por, jo vetëm kaq. Nuk u shua në pjesën e atdheut të robëruar dhe ashtu sikur Skënderbeu në kohën e vet, ashtu sikur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, po ashtu edhe UÇK-ja e Kosovës, guxoi të dalë kundër perandorisë së atëhershme, pra perandorisë jugosllave, një perandori që me dekada i kishte shtypur shqiptarët padrejtësisht në trojet e veta”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej, kryeministri Haradinaj theksoi se në ditën e sotme, e mira e kësaj porosie është se nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet
Nga një fjalë, në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, e kanë mbajtur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Të pranishëm ishin edhe ministra, deputetë, udhëheqës fetarë, dhe shumë personalitete të tjera e qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker