LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Nuk ka “Listë të Zezë” as vendim që ua ndalon zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë

MPJ: Nuk ka “Listë të Zezë” as vendim që ua ndalon zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet e mediave serbe për të ashtuquajturën ‘Listë të Zezë’ dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, nëpërmjet së cilës i ndalohet hyrja apo vizitat eventuale në territorin e Republikës së Kosovës zyrtarëve më të lartë të shtetit fqinj – Serbisë.

Në komunikatën për media,  Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të “Listave të Zeza”, dhe “personave të padëshiruar” nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në territorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, Institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive, përcjell Telegrafi.


MP shpreh keqardhje të thellë, që mediat në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet themelore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale.

Hoxhaj demanton mediat serbe: “Lista e zezë”, propagandë e stilit sovjetik kundër Kosovës
Lexo po ashtu Hoxhaj demanton mediat serbe: “Lista e zezë”, propagandë e stilit sovjetik kundër Kosovës

Gazeta beogradase “Novosti” ka shkruar sot se “para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

“Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në vendkalimet, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin nga vendkalimet kufitare”, ka shkruar gazeta serbe, përcjell Telegrafi.

Mediat serbe "zbulojnë" edhe "Listën e zezë" me emrat e zyrtarëve të lartë serbë që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë
Lexo po ashtu Mediat serbe "zbulojnë" edhe "Listën e zezë" me emrat e zyrtarëve të lartë serbë që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë

Sipas kësaj gazete, “në listën që e ka parë ky medium janë në zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”.

Mirëpo, zëvendëskryeministri  i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka demantuar lajmin e publikuar sot në mediat serbe, ku është publikuar një listë me emrat e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

Hoxhaj  në një prononcim për Telegrafin, e ka quajtur propagandë serbe të stilit sovjetik në raport me Kosovën “Listën e zezë” me emrat e zyrtarëve të lartë serbë,  të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

“Një listë e tillë nuk eksiton dhe absolutisht nuk është e vërtetë! është propagandë serbe e stilit sovjetik në raport me Kosovën!”, tka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori