LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj demanton mediat serbe: “Lista e zezë”, propagandë e stilit sovjetik kundër Kosovës

Hoxhaj demanton mediat serbe: “Lista e zezë”, propagandë e stilit sovjetik kundër Kosovës

Zëvendëskryeministri  i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka demantuar lajmin e publikuar sot në mediat serbe, ku është publikuar një listë me emrat e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj,  në një prononcim për Telegrafin, e ka quajtur propagandë serbe të stilit sovjetik në raport me Kosovën “Listën e zezë” me emrat e zyrtarëve të lartë serbë,  të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.


“Një listë e tillë nuk eksiton dhe absolutisht nuk është e vërtetë! është propagandë serbe e stilit sovjetik në raport me Kosovën!”, tha Hoxhaj për Telegrafin.

“Është një propagandë si reagim, pas vendim tonë shumë legjitim për vendosjen e taksës 100 për qind mbi importet serbe!”, tha Hoxhaj.

Mediat serbe "zbulojnë" edhe "Listën e zezë" me emrat e zyrtarëve të lartë serbë që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë
Lexo po ashtu Mediat serbe "zbulojnë" edhe "Listën e zezë" me emrat e zyrtarëve të lartë serbë që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë

Gazeta beogradase “Novosti” ka shkruar sot se “edhe para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

Sipas kësaj gazete, “në listë janë në zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori