LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Ushtria serbe e gatshme t’i mbrojë serbët në Kosovë

Vulin: Ushtria serbe e gatshme t’i mbrojë serbët në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha sot se Ushtria Serbe është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Komandantit Suprem – Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq dhe të mbrojë jetën e serbëve në Kosovë.

“Kemi siguruar të gjitha parakushtet, pavarësisht nëse do ta bëjmë këtë apo jo, kjo është çështje e udhëheqjes shtetërore”, tha Vulin për Radio Televizionin e Serbisë.


Ai tha se Vuçiq çdo ditë po përkujdeset nëse ushtria është në gjendje të bëjë atë që duhet, për të ndihmuar popullin serb, përcjell Telegrafi.

Vulin tha se “serbët në Kosovë janë duke luftuar për të duruar dhe Serbia do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata”.

Ai tha se pala  kosovare ka shkelur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (SAA) dhe CEFTA-s dhe se vendimet e Prishtinës nuk mund të parashikohen.

“Ajo që i takon Serbisë, ne e bëjmë, por ne mjaft jemi dëshmuar në Evropë, është koha që ata të dëshmohen”, tha Vulin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori