LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e katër komunave veriore kanë katër kërkesa

Kryetarët e katër komunave veriore kanë katër kërkesa

Kryetarët e komunave në veri të Mitrovicës janë mbledhur dhe po zhvillojnë një mbledhje siç e quajnë ata “urgjente”, pas arrestimit të katër personave nga Policia e Kosovës, ku tre prej tyre dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në komunikatën e “Shtabit të krizave” ku marrin pjesë përfaqësues të pjesës veriore të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, thuhet se pjesëmarrësit kanë kërkuar që të zbatohen katër kërkesat e tyre, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim të plota katër kërkesat e përfaqësuesve të katër komunave në pjesën veriore të vendit.


Të hiqen taksat për mallrat serbe që futen në Kosovë, për ndryshe për shkak të këtyre masave serbët do të detyrohen të largohen nga këto vende.

Të lirohen menjëherë qytetarët e arrestuar të Mitrovicës apo të ofrojnë dëshmi valide.

Të ruhet paqja dhe siguria, të ofron dhe garanton siguri KFOR-i dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.

Të mbahen protesta paqësore kundër terrorit politik dhe policor që po e ushtron Prishtina mbi serbët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori