Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut, e akuzuar për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.
Në këto rrethana, gjykatësi i rastit Shabi Idrizi e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe mbrojtësen e saj, avokaten Fehmije Gashi, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.Kurse, në procesverbal thuhet se për seancën e radhës palët do të ftohen përmes ftesës.
https://www.instagram.com/p/BqSUkX6FXxm/
Ndryshe, gjykatësi Idrizi, për “Betimi për Drejtësi”, ka bërë të ditur se avokatja Gashi ka bërë kërkesë në gjykatë që në rast se do të vazhdohet me shqyrtim kryesor, i njëjti të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Morena Tarakut më 9 nëntor 2017, me arsyetimin se e njëjta ka kryer veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
https://www.instagram.com/p/BqfOXIQlO9O/
Sipas aktakuzës, Taraku më 17 maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, përkatësisht në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit nga zyrtarët policor, pasi fillimisht i kishte fyer rëndë, ka tentuar të pengojë zyrtaren policore-të dëmtuarën Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare.
Në aktakuzë thuhet se e akuzuara nuk i është bindur urdhrit zyrtar, dhe ka rezistuar duke e shtyrë policen, duke e lënduar atë në gishtin e parë të dorës së djathtë, me ç’rast të dëmtuarës Mjaku i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili lëndim është i përshkruar në ekspertizën mjeko ligjore të 7 tetorit të vitit të kaluar. /Betimipërdrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë
"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
"Egli do të qëndrojë deri në fund me 'king-in'", Gjesti debaton me Rozanën gjatë qëndrimit në 'shpellë'
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?