LAJMI I FUNDIT:

Vota për Kosovën në Interpol, Vulin kërkon që Vuçiq ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë

Vota për Kosovën në Interpol, Vulin kërkon që Vuçiq ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq duhet të ndryshojnë qëndrimin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë, për arsye se këto dy shtete mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Interpol, edhe pse në fund ky proces u tregua i pasuksesshëm për Kosovën, pasi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme.

“Apeloj tek presidenti Vuçiq që të ndryshojë qëndrimet ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore dhe t’ju tregojë se miqësia me Serbinë duhet të meritohet”, tha ministri Vulin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Mali i Zi dhe Maqedonia në Kuvendin e Interpolit kanë qenë të vetëdijshme se me votën “pro” Kosovës do ta ofendojnë Serbinë.


Vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës në Interpol
Lexo po ashtu Vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës në Interpol

“Nëse nuk kanë pasur guxim të votojnë ‘kundër’, kanë mundur të jenë ‘të përmbajtur’ dhe të tregojnë se kujdesen për ndjenjat e Serbisë”, tha Vulin.

Sipas tij, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë votuar “pro” Kosovës, por “kundër” Serbisë.

“Votat e tyre nuk e ndryshuan vendimin e Kuvendit të Inverpolit, por Serbia dhe presidenti Vuçiq duhet të ndryshojnë qëndrimin ndaj tyre. Serbia tek ata nuk ka bashkëbisedues të sinqertë”, tha Vulin.

Ndryshe, Kosova dje dështoi të bëhet pjesë e Interpolit pasi nuk arriti të mbledh votat e mjaftueshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori