LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet mbështetja e BERZH-it për investime në projektin “Qyteti i Gjelbër”

Konfirmohet mbështetja e BERZH-it për investime në projektin “Qyteti i Gjelbër”

Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi sot Konfirmimin e Zotimit për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në emër të Komunës së Prishtinës, për Prishtinën Qytet të Gjelbër.

Qëllimi i këtij Konfirmimi është rritja e bashkëpunimit mes Komunës dhe BERZh-it për të promovuar projektet e veçanta në kuadër të idesë për Qytetet e Gjelbra (Green Cities).

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të sigurojë fonde për ta mbuluar koston e këshilltarëve që do ta bëjnë hartimin e Planit të Veprimit për Qytetin e Gjelbër, këshilltar që do të angazhohen si ekspertë të fushës përmes rregullave të prokurimit të BERZH-it.


Komuna e Prishtinës do të angazhohet në përpilimin dhe zbatimin e këtij plani përmes krijimit të një Komiteti Drejtues, që do të udhëhiqet nga një zyrtar i caktuar komunal; mbledhjes së informacioneve të nevojshme në kohën e duhur; dhe caktimit të personave përgjegjës që do të bashkëpunojnë me këshilltarët e angazhuar nga BERZH-i.

Palët do të bashkëpunojnë në përgatitjen, financimin dhe zbatimin e së paku një projekti në vlerë prej 2 deri në 150 milionë euro, që ka të bëjë me: menaxhimin e mbeturinave të ngurta; ujërat e zeza; ndriçimi publik; transporti urban; si dhe efikasiteti i energjisë dhe energjia e ripërtrishme.

Është paraparë që projekti i parë që do të vijë si rezultat i këtij Konfirmimi të nënshkruar sot, të jetë “Prishtina Public Building Projekt”, që ka të bëjë me masat për efikasitet të energjisë në ndërtesat publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori