LAJMI I FUNDIT:

Ujkani dëshmohet kapiten i vërtetë: Muric ishte fantastik, Kosova ka portierin e të ardhmes

Ujkani dëshmohet kapiten i vërtetë: Muric ishte fantastik, Kosova ka portierin e të ardhmes

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka shprehur kënaqësinë e tij për fitoren e thellë prej 4-0 ndaj Azerbajxhanit, edhe pse ai për herë të parë ishte në stol.

Samir Ujkani ishte në stol dhe të gjithë u befasuan me faktin se Arijanet Muric do të startonte për përfaqësuesen.


Muric ishte tejet stabil në debutimin e tij dhe këtë e rikonfirmoi edhe Ujkani, që pranoi se ishte një marrëveshje mes tij dhe trajnerit që portieri i Manchester Cityt të aktivizohet në ndeshjen vendimtare.

“Urime të gjithë shqiptarëve, atyre në Kosovë e në diasporë. Besoj se çka ka hequr Kosova përpara, e ka merituar e gjithë Kosova këtë ditë dhe tash duhet të festojmë dhe të shikojmë të ardhmen e Kosovës me një shikim më pozitiv”.

“Pikërisht jam krenar me paraqitjen, rezultatin dhe mentalitetin si ekip. Azerbajxhani ishte favorit i grupit dhe ne çdo ditë fituam vetëbesim te grupi dhe te ekipi. Djemt kanë qenë fantastik dhe meritojnë festën e madhe”.

“Unë jam i kënaqur që ai ka zgjedhur Kosovën dhe na është bashkuar. Paraqitja e tij ishte fantastike, tash e kemi portierin e ardhshëm të Kosovës bashkë me Visarin, i kanë edhe 12 deri 15 vjet karrierë para tyre. Si çdo pozitë, edhe në portë është rritur konkurrenca. Është me rëndësi vetëm Kosova të shkojë përpara dhe jo interesi individual. Kush është më i miri do të mbrojë, dhe kush është më i miri do të luajë”.

“E kemi diskutuar me trajnerin dhe me presidentin të dielën pasi kemi arritur dhe marrëveshja ka qenë që Muric të mbrojë dhe ne ishim të bindur se kualiteti i ekipit tonë se jemi në moment pozitiv dhe me rëndësi ka qenë që ai ka zgjedhur Kosovën dhe tash Kosova duhet të shikojë përpara dhe të festojë sonte e të shkojmë në shtëpitë tona të festojmë me familjet tona”, deklaroi Ujkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori