Samsung mund të sjell modelin e Galaxy S10 me gjashtë kamera dhe rrjet 5G
Shumë nga raportet që kemi parë deri tani për Galaxy S10 sugjerojnë se Samsung do të ofrojë tre modele të pajisjes së tyre të ardhshme.
Një raport i ri nga një botim i besueshëm sugjeron se mund të ketë një model të katërt i cili do të jetë në krye të linjës. Ky model i katërt thuhet se përmban një ekran masiv prej 6.7 inç, një total prej gjashtë kamerash dhe mbështetje për rrjetin 5G.
Wall Street Journal raporton se modeli “Beyond X” do të jetë pajisja kryesore e kësaj serie.
Do të ketë një ekran 6.7 inç, katër kamera të pasme dhe dy frontale, dhe mbështetje për rrjetin 5G. Ekrani do të jetë më i madh se ai që gjendet në Galaxy Note 9.
Raporti shton se kompania koreane gjithashtu po mendon të shtojë një funksion të ri, që do të mundësonte shumë pajisje të ngarkohen pa kabllo.
Samsung pritet të lëshojë dy modele të Galaxy S10 me ekran 5.8 inç dhe një me një ekran 6.4 inç. Modelet e ndryshme do të kenë specifika të ndryshme, disa mund të shfaqin një sensor të gjurmëve të gishtave në ekran dhe një konfigurim të trefishtë kamerash në pjesën e prapme.
Pritet që telefonat e ri Galaxy S të lansohen deri në mes të shkurtit në një ngjarje të veçantë. Tre modelet Galaxy S10 mund të lansohen së pari, ndërsa modeli kryesor do të lansohet kur rrjetet 5G të dalin në treg. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNvidia mposht Apple si kompania e dytë më e vlefshme në botë
Pse duhet së paku një herë në javë ta fikni krejtësisht telefonin
Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023
Nothing konfirmon prodhimin e telefonit të ri
A keni vënë re ndonjë gjë të pazakontë në YouTube?
17 vjet nga themelimi i Facebookut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
AMP
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
Gjashtë ditë të tmerrshme në burgun e Stanfordit - historia e eksperimentit që njerëzit paqësorë i shndërroi në ‘përbindësha’
Ky është restoranti më i mirë në botë për vitin 2024
Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh