LAJMI I FUNDIT:

Kush po i pret pyjet në veri e drunjtë po i eksporton në Serbi? (Video)

Kush po i pret pyjet në veri e drunjtë po i eksporton në Serbi? (Video)

Problemet me rendin dhe ligjin në pjesën e komunave veriore si dhe mos shtrirja e autoritetit të institucioneve të Kosovës plotësisht, ka bërë që të dëmtohen edhe pyjet atje.

Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pyjet në pjesën veriore të Kosovës janë duke u dëmtuar madje ka raste kur sasi të konsiderueshme të masës drunore eksportohen në Serbi.


Deklaratën e kryeshefit Zejnullahu për dëmtimin e pyjeve në veri mund ta ndiqni nga minuta 9:50.

Ai ka treguar se përkundër vështirësive në pjesën veriore kanë mbjellë vetëm këtë vit mbi 70 hektarë me fidane të reja.

Zejnullahu: Ndalimi i thëngjillit për ngrohje, rrit kërkesën për dru dhe dëmton pyjet (Video)
Lexo po ashtu Zejnullahu: Ndalimi i thëngjillit për ngrohje, rrit kërkesën për dru dhe dëmton pyjet (Video)

“Nëpërmjet inspektorati kemi konfiskuar një sasi të masës drunore. Aktivitetet cilat janë duke u zhvilluar në pjesën veriore i tejkalojnë mundësitë tona si Agjencion Pyjor, sepse në mënyrë më efikase duhet të veprojnë edhe institucionet e tjera, por edhe masat që duhet me u marrë ndaj një strukturë që është atje ‘Srbia Shuma’, e cila punon e vepron edhe para syve të organeve atje”, tha Zejnullahu .

Ai ka treguar se kanë kërkuar që të pengohet eksporti i druve nga Kosova për në Serbi.

“Si Agjencion kemi kërkuar nga Ministri i Bujqësisë që të ndalet eksporti i masës drunore edhe në mënyrën ilegale në pjesën veriore është duke dal në Serbi. Kosova nuk ka resurse të mjaftueshme për eksport të masës drunore”, tha Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu. /Telegrafi/