Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se mbrojtja e pyjeve mbetet një sfidë. Sipas tij, komunat ku më së shumti ka dëmtime të pyjeve janë: Deçani, Podujeva dhe Mitrovica.
Zejnullahu ka treguar se dëmtime të pyjeve ka edhe në pjesën veriore të vendit.
“Dëmtime të pyjeve ka në të gjithë territorin e Kosovës, por tek pyjet e larta me një rëndësi më të madhe ekonomike i kemi pyjet e Deçanit, regjionin e Podujeve, regjionin e Mitrovicës. Por gjendja më e mirë është në regjionin e Gjilanit, ndoshta prerja më e kontrolluar dhe ligjore është në pjesën e Dragashit”, tha ai, duke shtuar se dëmtimi i pyjeve në Deçan është për shkaka se druri përdorët në ndërtimtari dhe përfitimet janë më të mëdha.
Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu ka kritikuar disa vendime të cilat merren në Qeveri, duke thënë se aty shikohen interesat e ministrive.
“Me ndalimin e përdorimit të thëngjillit, rriten kërkesat për shfrytëzimin e drurit si lëndë djegëse. Dëmet janë të mëdha, e sasia e masës drunore e cila shfrytëzohet kërkon kohë që të krijohet. Vendimi i cili ndalon shfrytëzimin e thëngjillit për ngrohje krijon probleme dhe kërkesa për shfrytëzimin e pyjeve për ngrohje”, tha Zejnullahu.
Ai ka thënë se kalimi i përgjegjësisë për mbrojtjen e pyjeve nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, te komunat, nuk ka përmirësuar gjendjen.
Ndryshe, Kosova ka 44.57 për qind të territorit me pyje, pjesë tyre 60 për qind janë pyje shtetërore, ndërsa 40 për qind janë pyje private. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë