LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM propozon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit

OBRM-PDUKM propozon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj ndotjes së ajrit në vend dhe propozon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit.

Nga atje thonë se në raportin më të fundit, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë jepen të dhëna zhgënjyese ku sipas asaj 3.000 njerëz çdo vit janë një viktimë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ajrit.

Pikërisht për këtë arsye, OBRM-PDUKM propozon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit!


“Ne propozojmë një rritje të menjëhershme në stacioneve matëse në të gjithë Maqedoninë, subvencione për blerjen e makinave elektrike, subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet me rrezik social, ndalimin e përdorimit të naftës”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Ata kërkojnë që qytetarëve tu mundësohet transport falas derisa vazhdon ndotja e ajrit. Deponitë e egra të pastrohen dhe qytetarët të fitojnë mjekim pa pagesë nëse vërtetohet se janë të sëmurë nga ndotja e ajrit.

Siç thuhet në deklararë më nuk bëhet fjalë për politikë, por bëhet fjalë për jetë njerëzish./Telegrafi/