FBI prezanton kopjet 3D të fytyrave që shfrytëzuan të burgosurit, që të arratisen nga Alkatrazi (Foto)
Gjysmë shekulli pas ikjes famëkeqe nga Ishulli Alkatraz, FBI ka prezantuar kopjet e fytyrave që shfrytëzuan të burgosurit për t’i mashtruar gardianët, para se të nisen në arratisjen që ende sfidon hulumtuesit dhe turistët.
Autoritetet shfaqën kopjet 3D të fytyrave, që Frank Morris dhe John dhe Clarence Anglin i krijuan nga sapunët, lidhëset dhe flokët origjinale, transmeton Telegrafi.
Të burgosurit i kishin vënë këto pjesë mbi jastëk, që të duket sikur janë duke fjetur, para se të arratisen duke kapërcyer muret dhe ikën prej burgut që ndodhet në gjirin e San Franciskos së Shteteve të Bashkuara. Ata nuk janë gjetur kurrë.
Bashkë me ta ishte edhe Clayton West, që e vendosi figurën mbi jastëk, por nuk arriti të ikte prej burgut të sigurisë maksimale, që strehonte të burgosur të rrezikshëm dhe famëkeq, sikur edhe Al Capone.
Pasi që figurat origjinale janë shumë të vjetra dhe të thyeshme, u prezantuan kopjet identike në përpjekje që të zgjidhet ky rast që është nën hetime.
“Origjinalët nuk bën të shfaqen, janë pjesë e historisë së arratisjes më të bujshme ndonjëherë. Ato mbesin të konservuara, për hulumtime dhe vizitorë” kanë thënë zyrtarët.
Për të krijuar figurat, origjinalët janë bartur me valixhe me shtresat që nuk shpohen nga plumbi. Pasi u formësua fytyra, punonjësit e laboratorit i dhanë flokët për ta kompletuar dhe të ngjajë me origjinalin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City