LAJMI I FUNDIT:

Kinezi që “çmendi” jurinë, shpallet kampion i magjisë

Kinezi që “çmendi” jurinë, shpallet kampion i magjisë

Eric Chien është shpallur fituesi i kampionatit botëror të magjisë për vitin 2018, të zhvilluar në qytetin Busan të Koresë së Jugut.

Kampionati botëror i magjisë organizohet çdo 3 vite nga Federata ndërkombëtare e Shoqërive të magjisë. Kinezi arriti të fitojë zemrat e jurisë, me truke që i afrohen gjithnjë e më shumë të pashpjegueshmes dhe absurdes.


Truket me letra zakonisht nuk përmbajnë ndonjë nivel të lartë spektakolariteti, por Eric Chien e theu këtë klishè. Objektet shfaqen nga asgjëja, gjithashtu ngjyra e letrave dhe e jelekut ndryshojnë papritur falë magjisë së një shiriti të bardhë.

Pikërisht me këtë performancë, Chien i ka bindur gjyqtarët e Federatës për t’i dhënë çmimin “Grand Prix”, çmim i cili hyn në kategorinë e trukeve që kryhen në kushte tavoline, e jo më larg se 3 metra në distancë nga publiku.

Shumë konkurrentë kanë qenë rivalë të njëri-tjetrit në kategori të ndryshme në edicionin e këtij viti, por asnjë në nivelin e spikatjes së prestigjiatorit kinez. Truku i Chien është bërë viral në rrjetet sociale përgjatë ditëve të fundit.

Iluzionisti kinez e ka publikuar vetëm tani performancën që e dërgoi në podium, në kanalin e tij në Youtube, ku edhe ka shkruar: Edhe pse kjo fitore është një arritje e madhe, shpresoj që të jetë vetëm fillimi për mua. Mezi pres t’iu shfaq numrat që kam në mendje.

Eventi më i madh i magjisë në botë zhvillohet çdo 3 vite, për t’u lënë mjaftueshëm kohë prestigjiatorëve për të punuar dhe përmirësuar teknikat e tyre, e për të krijuar gjithashtu forma të reja iluzionesh. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kalo në kategori