LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Krasniqi rikthehet në Xhaminë e Madhe: E kam ndihmën e Zotit, e pastaj të xhematit (Video)

Shefqet Krasniqi rikthehet në Xhaminë e Madhe: E kam ndihmën e Zotit, e pastaj të xhematit (Video)

Shefqet Krasniqi i është rikthyer ligjërimit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Hapësira e xhamisë ishte e vogël për numrin e madh të atyre që donin të dëgjonin ligjërimin e hoxhës, i cili doli i pafajshëm nga akuzat për nxitje të urrejtjes e shtytje për  terrorizëm. 

E rifilloi  ligjërimin aty ku e kishte lënë katër vjet më pare, në xhaminë e cila nuk kishte vend për numrin aq të madh të atyre që ishin mbledhur.


Pikërisht tek surja “Nur” që në shqip do të thotë dritë,  Shefqet Krasniqi po ju sqaron të gjithë të pranishmëve për dritën që e përcolli gjatë 4 viteve në  proces gjyqësor.

Kthimit të mulla Krasniqit  në Xhaminë e madhe  “Mehmet Fatih” të kryeqytetit, iu gëzuan edhe të pranishmit, duke e parë si shumë të nevojshëm ligjërimin e normave morale.

“Hoxha kthehet në Xhaminë e Madhe, i kthehet xhematit të Prishtinës, u kthehet këtyre të rinjve që e kanë pritur me padurim”, shprehet qytetari Azdren Bytyqi.

Ndërsa qytetari tjetër Ali Sefaj thotë me kthimin e hoxhës Shefqet, qytetarëve u kthehet një adresë adekuate që të kthehemi në edukatën tonë të mirë.

“Me kthimin e hoxhës Shefqet qytetarëve u kthehet një adresë adekuate që të kthehemi në edukatën tonë të mirë, që e kemi si popull”, thotë Ali Sefaj.

Qindra persona kishin zënë vend brenda Xhamisë së Madhe, por qindra të tjerë kishin mbetur jashtë saj për të dëgjuar ligjërimin e Krasniqit.

E vet Hoxha tha se mbështetjen e ka pasur veç nga  Zoti dhe mbështetësit e tij.

“Unë e kam pasur mbështetjen e Zotit tim “La ilahe il-lall-llah”. Atij ua kam lutur natë e ditë. Dhe e kam pasur mbështetjen e xhematit, që e kanë pritur çdo lajm me lot. Të hidhurin me lot të mërzisë, të mirin me lot gëzimi”, deklaroi për RTV Dukagjinin Shefqet Krasniqi.

Edhe pse temperatura në Prishtinë ishin të ulëta, kjo nuk ka ndalur as fëmijët që të ndjekin ligjërimin e Krasniqit.

Shefqet Krasniqi ndonëse ishte imam i Xhamisë së madhe ai u kthye vetëm si ligjërues , pasi kështu edhe e bëri kërkesën në këshillin  e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në tetor të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për nxitje të urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori