LAJMI I FUNDIT:

Lenglet: Nuk ka probleme per Dembelen

Lenglet: Nuk ka probleme per Dembelen

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, ka hedhur poshtë spekulimet se Ousmane Dembele dëshiron të largohet nga klubi.

Spekulimet flisnin se Barca kishte pakënaqësi se si Dembele informoi skuadrën për një problem në stomak para ndeshjes së fundit, dhe të njëjta pakënaqësi kishte edhe Deschamps që konfirmoi se ai është vonë në angazhimet ekipore.

Por, Lenglet ju bashkua trajnerit Ernesto Valverde duke mbështetur 21 vjeçarin.


“Unë nuk mendoj se ka ndonjë problem me të”.

“Ai ishte i sëmurë, ai nuk ka mundur të jetë në stërvitje dhe trajneri zgjodhi një lojtar tjetër”.

“Këto janë gjëra që ndodhin në të gjitha klubet dhe ne duhet të vazhdojmë tutje”, u shpreh Lenglet.

Në anën tjetër Lionel Messi ju rikthye aksionit ndaj Betisit duke shënuar dy gola në humbjen ndaj Betisit.

/Telegrafi/