LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet rishpallja e konkursit për drejtor të ATK-së

Kërkohet rishpallja e konkursit për drejtor të ATK-së

Konkursi për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës ka futur në garë ish-ministra e ish-kandidatë për kryetarë të komunash. Ky fakt i ka shqetësuar njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilët kanë shfaqur dyshime për punën e tyre nën diktatin e pjesëmarrësve politikë.

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ia “ka mësyrë” garës për të parin e ATK-së në mesin e shumë ish-ministrave e ish-kandidatëve për kryetarë komunash.
Një konkurs i tillë me numër kaq të madh të kandidatëve me të kaluar politike ka ngjallur pakënaqësi te njohësit e sistemit të drejtësisë, të cilët kanë kërkuar rishpalljen e procesit edhe një herë me arsyetimin se ky proces me këta emra aktualë e thellon integritetin dhe kapjen e institucioneve të pavarura në vend.

Ky aplikim nuk është parë në të njëjtën mënyrë nga kandidatët që kanë aplikuar.


Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ka thënë se nuk ka parë asnjë arsye të mos i futet kësaj gare, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret. /Zëri/Telegrafi/