LAJMI I FUNDIT:

BERZH do të financojë blerjen e autobusëve me gaz natyror për NTP Shkup

BERZH do të financojë blerjen e autobusëve me gaz natyror për NTP Shkup

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot edhe zyrtarisht ka informuar drejtorët se ka miratuar projektin për financim të blerjes së 35 autobusëve me gaz natyror për nevojat e Ndërmarrjes Transportuese Publike – Shkup.

Pas vendimit, në kohë të shkurtë edhe zyrtarisht do të shpallet tenderi për ripërtëritjen e NTP Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti është me vlerë prej 11.8 milionë euro, prej të cilave BERZH do të sigurojë vijë kreditore në vlerë prej 10 milionë eurove, ndërsa mjetet tjera do t’i sigurojë Bashkia e Shkupit dhe vetë ndërmarrja.


Autobusët do të kenë motorët e fundit “Euro 6”, të cilët do të garantojnë një çlirim të reduktuar të grimcave PM me 96% dhe do të reduktojnë emetimet e dioksidit të karbonit për 19%.

“Autobusët e rinj do të zëvendësojnë automjetet e vjetra të naftës me motorë “Euro 2″ dhe investimi i planifikuar do të ketë përfitime të rëndësishme mjedisore dhe shëndetësore”, thonë nga BERZH.

Siç është paralajmëruar më parë nga Bashkia e Shkupit, dy të tretat e automjeteve të reja duhet të jenë autobusë të artikuluar./Telegrafi/