LAJMI I FUNDIT:

Njëqind vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë

Njëqind vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë

Pierre Haski

Njëqind vjet më parë, luftimet bëheshin në llogore. Ndërsa sot, luftohet prapa tastierës së një kompjuteri. Pra, nuk është rastësi që më 12 nëntor në Paris, të nesërmen e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u hap Forumi mbi qeverisjen e Internetit, një samit vjetor që ka vazhduar të organizohet që nga viti 2006 dhe bashkon gjithë lojtarët e mëdhenj globalë në industri: qeveritë, kompanitë private, shoqërinë civile.


Duke filluar nga Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tema e këtij viti do të jetë “besimi në internet”, elementi që më shumë se çdo tjetër është humbur në botën online, tridhjetë vjet pas lindjes së internetit në mbarë botën.

Idealizmi i etërve themelues i ka lënë gradualisht rrugë të urrejtjes, manipuluesve, rrezikut të konflikteve të reja dhe për sulmeve të hacker-ëve. Sot interneti përmbledh kontradiktat e botës: është një hapësirë për mësim dhe shkëmbim, por edhe një univers i bërë nga përplasje dhe rreziqe.

Një nga rreziqet më të mëdha është sigurisht një kthesë autoritare e teknologjisë. Interneti është qeverisur që nga fillimi me procedura të quajtura “multi-aktorë”, sipas zhargonit teknik. Në thelb, përkufizimi i rregullave dhe kuadri i rregullave bëhet me bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, duke përfshirë individët privatë dhe shoqërinë civile. Askush nuk mund ta imponojë ligjin e tij në rrjet.

Kina, e cila është bërë një nga gjigantët e teknologjisë në botë, ka një vizion të ndryshëm dhe i jep shtetit një rol qendror në rregullim, me rrezikun e pashmangshëm të censurës. Kjo është ajo që po ndodh në Pekin, ku kontrolli mbi internetin është më i rreptë se në çdo vend tjetër në botë. Javën e kaluar, Kina organizoi një samit alternativ për të promovuar “modelin kinez”.

Në këtë ritëm mund të gjendemi me dy internete të ndryshm, njëri i hapur dhe tjetri i mbyllur, në kundërshtim me botën pa pengesa të imagjinuar në fillim.

Rreziku tjetër, më i njohur, është ai që buron nga pushteti i madh që sot është në duar të kompanive të mëdha të sektorit, Google, Apple, Facebook dhe Amazon, që kohët e fundit janë gjendur nën nëj rrebesh kritikash.

Për këtë arsye Tim Berners Lee, një prej krijuesve të internetit, sapo ka nisur një projekt të ri me emrin Inrupt, për të decentralizuar rrjetin dhe për t’u kthyer përdoruesve kontrollin e të dhënave të tyre personale.

Analiza e Berners Lee është pa apel: “Rrjeti është shndërruar në një makinë që prodhon padrejtësi dhe ndarje, i ndikuar prej forcave të fuqishme që e shfrytëzojnë për të imponuar agjendën e tyre”.

I përdorur nga më shumë se gjysma e popullsisë së botës, Interneti zë tashmë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tonë, e si pasojë nuk mund të lihet në dorë të forcave të tregut. Ky duhet të jetë mesazhi qendror i Forumit të Parisit. /France Inter/Bota.al/

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori