LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për takimin e Thaçit me Putinin: Kemi një president, të cilit nuk mund t’i zëmë besë

Mustafa për takimin e Thaçit me Putinin: Kemi një president, të cilit nuk mund t’i zëmë besë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka folur rreth takimit të presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Kemi një presiden,t të cilit nuk mund t’i zëmë besë se as çka ka folur atje, as çka nuk ka folur në Paris, pasi ndryshe deklarohet këtu e ndryshe atje. Është mirë që presidenti Putin është deklaruar në mënyrë të tillë, në qoftë se është deklaruar. Por, unë jam i bindur se nuk mund të arrijmë marrëveshjen me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh e as për njohje reciproke pa angazhim të fuqishëm të SHBA-së”, u shpreh Mustafa, para gazetarëve pas mbledhjes me kryetarët e degëve të LDK-së.

Këto komente kreu i LDK-së i bëri pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së.


Mustafa tha se LDK vazhdon të insistojë se askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandatin e Kuvendit dhe kërkon që kjo çështje të mandatohet në Kuvend.

Mustafa: Të ndërprehet dialogu, derisa Serbia ta ndërprejë fushatën kundër njohjeve të Kosovës
Lexo po ashtu Mustafa: Të ndërprehet dialogu, derisa Serbia ta ndërprejë fushatën kundër njohjeve të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media tha se është absurde të ulesh në dialog me Serbinë, derisa kjo e fundit punon kundër njohjeve nga shtete që tashmë kanë njohur Kosovën.

Mustafa ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar nga vendet e BE-së që të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve kosovarë në Evropë.

Mustafa ka folur edhe rreth mocionit të mos besimit në kohën kur ai ishte në krye të qeverisë dhe marrëveshjen me partnerin e atëhershëm – PDK-në, duke thënë se nuk ishte LDK-ja ajo që ia mundësoi Thaçit të bëhet president, por këtë ia kanë mundësuar votat që ka marrë ai dhe PDK-ja në zgjedhjet e lira dhe demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori