LAJMI I FUNDIT:

Higuain: Kërkoj falje, nuk jemi robotë

Higuain: Kërkoj falje, nuk jemi robotë
Gonzalo Higuain i dëshpëruar pas kartonit të kuq ndaj Juves (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuainit, kërkoi falje për gjestin e tij ndaj gjyqtarit kryesor dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes ndaj Milanit.

Argjentinasi shpreson që skena të atilla mos të përsëritën pasi nuk është një shembull i mirë për gjeneratat e reja.


“Duhet t’i kërkoj falje bashkëlojtarëve, trajnerit, tifozëve, gjyqtarit. Në të njëjtën kohë, gjyqtarët duhet të kuptojnë emocionet e momentit”, ka thënë Higuain për Sky Sport Italia.

Gonzalo Higuain momente pasi mori kartonin e kuq (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Nuk duhet të reagoja në atë mënyrë. Ishte karton i verdhë, vendimi ishte marrë, kërkoj falje për reagimin dhe marr përgjegjësitë”.

“Kur luan ndaj ish-skuadrës natyrisht që ndihesh ndryshe. E di që nuk duhet të ndodh në të ardhmen, por në atë moment ishim duke humbur dhe ne nuk jemi robotë. Jemi qenie njerëzore, kemi ndjenja”.

“Gabova, kërkoj falje dhe shpresoj mos të përsëritet. Jam një person dhe lojtar shumë emocional, në disa raste e kam të vështirë të kontrolloj ndjenjat”.

Ronaldo: I lumtur për fitoren, shpresoj që Higuain mos të dënohet rëndë
Lexo po ashtu Ronaldo: I lumtur për fitoren, shpresoj që Higuain mos të dënohet rëndë

“E di që ajo nuk ishte shembull i mirë për fëmijët, por ne nuk jemi robotë. Gjyqtarët duhet të kuptojnë situatën në të cilën ne ishim dhe të jenë pak më të kuptueshëm. Duhet të kontrolloj vetën dhe të mësohem të jem më i qetë”.

Shumë lojtarët të Juventusit pas ndeshjes shprehën dëshirën që Higuan mos të dënohej, duke treguar kështu anën e mirë të futbollit.

Lojtarët e Juves duke tentuar ta qetësojnë Gonzalo Higuainin pas kartonit të kuq (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Kam raporte të mirë me ata, ishte e këndshme kur ata erdhën dhe më mbajtën. Ata e dinë që lojtarët kanë emocione dhe ndeshja shkoi keq, mbi të gjitha ajo e imja. Mund vetëm të kërkoj falje”.

“Largimi nga Juve? Nuk është pyetje për mua. Kam luajtur për Juven, të gjithë e dinë se çfarë kam fituar atje dhe sa shumë kam dhënë për Juven. Vendimi nuk ishte i imi, ishte marrë nga të tjerët. Pastaj Milani tregoi se ata më dëshironin mua dhe erdha këtu”.

CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit
Lexo po ashtu CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit

“Mendoj se reagimi i lojtarëve të Juves sonte ishte tregues se sa isha i dashur atje”.

“Penalltia? Szczesny lëvizi i pari, ishte një pritje e madhe. Vetëm ata që i gjuajnë penalltitë mund t’i humbin, është e lehtë të flasësh më pas se çfarë nuk shkoi mirë. Unë mora përgjegjësinë dhe u ndjeva mirë. Mendoj se në fund të ditës duhet të ndihemi mirë dhe të mbajmë kokat lart, luajtëm mirë ndaj një skuadre të fort”, shoi për fund Pipita. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori