LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova e pafat, fiton vetëm të argjendtën pas humbjes në finale të ‘Tashkent 2018’  

Nora Gjakova e pafat, fiton vetëm të argjendtën pas humbjes në finale të ‘Tashkent 2018’  

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në Grand Prix ‘Tashkent 2018’ në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora Gjakova ka vazhduar me formë të mirë, por jo edhe me fitore në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Kësaj radhe, xhudistja jonë është mposhtur në finale dhe ka arritur të fitojë vetëm medaljen e argjendtë në Grand Prixin ‘Teshkant 2018’.


Në finale, Nora Gjakova u mposht nga xhudistja gjermane, Theresa Stoll.

Kjo humbje e xhudistes pejane erdhi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Më herët, Gjakova mposhti në gjysmëfinale xhuditsen Kaja Kajzer të Sllovenisë, ndërsa dy fitoret e para i pati ndaj Wisneybi Machado dhe Julia Kowalzyck.

Gjatë ditës medalje të arta fituan Distria Krasniqi në kategorinë deri në 47 kilogramë dhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kalo në kategori