LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Maqedonia në vitin 2019 do t’i filloj bisedimet për anëtarësim në BE

Dimitrov: Maqedonia në vitin 2019 do t’i filloj bisedimet për anëtarësim në BE

Shkupi pret që bisedimet për anëtarësim në BE të fillojnë në fund të vitit 2019, duke pasur parasysh përparimin e në lidhje me kontestin për emrin me Athinën, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në intervistë për “Tagespigel” gjatë një vizite në Berlin.

Dimitrov gjithashtu realizoi takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

“Duke pasur parasysh progresin tonë, ne presim të arrijmë një konsensus midis vendeve anëtare të BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, tha Dimitrovi për Tegespigel. Ai shtoi se “qëllimi ynë përfundimtar nuk është vetëm të bashkohemi me BE-në as që të bëhemi anëtare, por të përdorim procesin e anëtarësimit për të evropianizuar”, tha Dimitrov.


Vendet anëtare të BE do të vendosin në qershorin e ardhshëm nëse do të fillojnë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Komisioni i BE-së është i angazhuar për të stabilizuar më tej Ballkanin Perëndimor dhe për të luftuar rritjetn e ndikimit të Rusisë, Turqisë dhe Kinës në rajon. BE po negocion për anëtarësimin e Serbisë, Malit të Zi që nga fillimi i dekadës.

Dimtirov gjithashtu tha se shumica parlamentare do të qëndrojë stabile para finalizimit të votimit për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/