LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo: Manchester United nuk bëri asgjë, ne është dashur të shënojmë shumë gola

Cristiano Ronaldo: Manchester United nuk bëri asgjë, ne është dashur të shënojmë shumë gola
Cristiano Ronaldo - Getty Images

Juventusi pësoi humbje të papritur në pesë minutat e fundit kundër Manchester Unitedit.

Në minutën e 86-të Juan Mata barazoi rezultatin me një super gol gjersa me autogol, Alex Sandro tre minuta më vonë vulosi fitoren 2-1 të ekipit të Jose Mourinhos.


Epërsinë klubit italian ia dha Cristiano Ronaldo në të 66-tën minutë pas një pasimi të saktë të Leonardo Bonuccit.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

E pikërisht Ronaldo ka folur rreth takimit me ish-skuadrën, duke thënë se Djajtë e Kuq nuk luajtën shumë mirë dhe se Juve e ka merituar fitoren.

“Jam shumë i lumtur për golin, por jam pak i zhgënjyer me rezultatin”, tha Ronaldo për Viasport duke shtuar se “Duhet ta kemi fituar lehtë këtë ndeshje”.

“Është dashur të shënojmë tre, katër gola gjersa Manchester nuk bëri shumë, sipas mendimit tim”.

Notat e lojtarëve: Juventus 1-2 Manchester United, Ronaldo me vlerësimin më të lartë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 1-2 Manchester United, Ronaldo me vlerësimin më të lartë

“Ata krijuan dy gjysmë raste. Gjithmonë janë në kërkim të këtyre gjërave, por ne do të mësojmë nga gabimet tona dhe jemi ende në krye të grupit”, tha portugezi.

Pas kësaj, Juventusi ka nëntë pikë dhe zë pozitën e parë të grupit gjersa dy më pak i Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori