Lëvizja e sapo formuar “Maqedonia bllokon” e cila vjen nga “Maqedonia bojkoton” për sot ka zgjedhur për tubim shtëpinë e deputetit Krsto Mukoski i cili ishte deputet i OBRM-PDUKM-së dhe votoi ndryshimet kushtetuese. Gjatë fundjavës së kaluar lëvizja “Maqedonia bllokon” u formua nga 80 organizata, parti politike dhe shoqata, si pjesë e taktikës të ndalohen ndryshimet kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës përmes protestimit para shtëpive të deputetëve.
Nga partia pro ruse “Maqedonia bojkoton” njoftojnë se sonte në ora 19:00 do të mbajnë protezë para shtëpisë së Mukovskit në Vevçani, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shtabi i krizës kundër ndryshimit të Kushtetutës, shpërbërjes së Kuvendit dhe caktimit të zgjedhjeve ‘Maqedonia bllokon’, sot, e mërkurë, më 7 nëntor 2018 do të organizojë tubim para shtëpisë së deputetit Krsto Mukoski në Vevçani në ora 19:00”, kumtojnë nga kjo parti.
Mukoski është pjesë e grupit parlamentar të pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe ishte shkarkuar nga partia pasi që votoi për ndryshimet kushtetuese më 19 tetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, “vjehrra” nga Berati dënohet me 17 vite burgim
Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup
Akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251