LAJMI I FUNDIT:

Stafi i konsullatës saudite ishin munduar të shkatërrojnë kamerat e sigurisë, për të fshehur vrasjen Jamal Khashoggi (Video)

Stafi i konsullatës saudite ishin munduar të shkatërrojnë kamerat e sigurisë, për të fshehur vrasjen Jamal Khashoggi (Video)

Stafi i konsullatës saudite ishin munduar të shkatërrojnë pajisjet e kamerave të sigurisë në objektin e tyre në Stamboll, me qëllim që të fshehin vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, raportojnë mediat turke.

Punonjësit ishin munduar t’i shkulin kamerat e sigurisë brenda ndërtesës gjatë 2 tetorit, në ditën e njëjtë kur gazetari saudit u fut brenda dhe u vra, transmeton Telegrafi.

Tentime të ngjashme janë bërë edhe me sistemin video brenda kabinës së policisë jashtë dyerve të kompleksit. Sipas të përditshmes turke “Sabah”, një punonjës i konsullatës kishte dashur më 1 tetor të ketë qasje në sistemin video të pjesëtarëve të sigurimit të konsullatës.


Sipas kësaj të përditshme, po i njëjti person kishte shtypur një kod digjital në sistem për të bllokuar qasjen në pamjet që filmojnë çdo lëvizje në hyrje dhe dalje të objektit, përfshirë këtu edhe momentin kur Khashoggi arrin në konsullatë.

Sidoqoftë Al Jazeera raporton se policia tashmë ka deshifruar kodet dhe ka pasur qasje në sistem, para se të tentohej të bëhej kjo nga stafi i konsullatës.

Megjithatë, ministria e jashtme e Turqisë, pretendon se një ekip prej 15 personave nga Saudia kishin udhëtuar për në Turqi për të vrarë Jamal Khashoggin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori