Prej qindra ligjeve të çuditshme, këto 12 janë më të habitshmet
Makinat moderne japin mundësi të pafund për të shpejtuar në rrugë, duke u bërë edhe një armë shkatërruese për trafik, transmeton Telegrafi.
Qindra kilogramë metal dhe xham, mund të jenë fatale për ata që ndodhen brenda në veturë, por edhe për të tjerët përjashta. Në mënyrë që të parandalohen fatkeqësisht, janë paraparë shumë ligje, në mesin e të cilave ka edhe shumë bizare dhe të pazakonta.
Ju prezantojmë 12 ligje automobilistike, që janë gjetur në shtet të ndryshme të botës dhe i kanë lënë të gjithë të habitur.
Nuk është e domosdoshme të vishen rrobe gjatë ngasjes – Gjermani
Gjermanët janë shumë rigoroz dhe sigurojnë ligje për çdo aspekt, por nganjëherë edhe i mbyllin sytë. Sipas ligjeve gjermane, brendësia e makinës është private, pse të mos zhvishen në një mot të nxehtë.
Ndalohet përdorimi i sirenës pas orës 23 – Arkansas, Shtetet e Bashkuara
Po që se e shihni ndonjë mik, derisa jeni duke bërë xhiro dhe nuk mundeni ta thërrisni ndryshe, i bini borisë dhe e ftoni për një pije në lokalin më të afërt. Por, jo në Arkansas, pasi dënoheni dhe kështu mbetni pa e e pirë pijen me mikun.
Ndalohet gara me kafshët në autostradë – Kanada
Nëse ndodhë që skaj rruge është ndonjë kafshë dhe tentojë të garojë me ju, duhet ta leni të fitojë. Përndryshe, ju do të jeni humbësi, sepse të gara krahas ndonjë kafshe në ndonjë autostradë kanadeze, do iu linte me gjobë.
Ndalohet lëvizja me deve në autostradë – Nevada, Shtetet e Bashkuara
Kjo nuk hyn shumë në ligjin për automobilizëm, por i përket më shumë rregullimit të trafikut. Duket se dikush ka ‘kalëruar’ me deve nëpër autostradat e Nevadës, duke bërë që të parashihet ligji, që e ndalon rreptësishtë këtë gjë, duke e bërë të dënueshme.
Shoferit i ndalohet të pijë ujë gjatë vozitjes – Qipro
A ka më mirë se vozitja nëpër mot të nxehtë, muzikë dhe mahi me të afërm. Ju hapni një shishe uji të ftohtë dhe freskoheni, derisa jeni të vozitur në qetësi.
Kjo është e dënueshme në Qipro, ku duhet të ndaloni dhe ta shuani etjen para se të vazhdoni. Nuk dihet nëse vetëm H2O konsiderohet e rrezikshme, apo edhe lëngjet tjera.
E obligueshme të mbahet aparati që matë nivelin e alkoolit – Francë
Njihet si vendlindja e verës dhe shampanjës, por Franca duket se është shumë e rreptë sa i përket konsumit gjatë ngasjes. Në këtë shtet, është e obligueshme që shoferi të mbajë në makinë edhe pajisjen që kontrollon nivelin e alkoolit përmes frymëmarrjes. Në këtë formë, t’ia bëjë kontrollin vetës, para se të jetë ndalur prej ndonjë patrulle.
Rekomandohet edhe një palë syze rezervë – Spanjë
Të parët, është një prej gjërave elementare që duhet t’i plotësojë shoferi. Andaj, ata që kanë shikim të dobësuar dhe mbajnë syze, rekomandohet t’i keni edhe një palë rezervë. Fillimisht, ligji kërkonte që të jetë obliguese, por në lexim të dytë, u bë vetëm rekomandues.
Vozitja në drejtim të kundërt konsiderohet legale – Alabama, Shtete e Bashkuara
Ky shtet amerikan nuk ka ligje të vjetra, duke parashikuar gjithçka për siguri të lartë. Por, të voziturit në anën e kundërt, nuk e konsideron si ilegale. Thjeshtë, mos e provoni edhe ju, sepse është e rrezikshme.
Shofereve iu ndalohet të vozisin me rrobdeshambër – Kaliforni, Shtetet e Bashkuara
Sërish, janë pjesë e ligjeve të çuditshme. Mirëpo, nuk pritej nëse kaq specifike do ishin ligjet në Kaliforni, mirëpo është shumë bizare të ndalohet shoferja në këtë formë.
Ilegale të kontrollohet tufa e bagëtive me veturë – Australi
Sikurse lëvizja mbi deve nëpër autostradat e Nevadës, dikush në Australi ka dashur ta kontrollojë tufën e bagëtive nga komoditeti i veturës. E rrezikshme në shumë aspekte dhe me shumë të drejtë edhe e dënueshme.
Ngritja e gishtit të mesit – Gjermani
Sa herë keni dashur ta bëni këtë sjellje, kur para jush dikush shkelë rregullat e trafikut. E keni ditur se situata mund të del prej kontrollit dhe më mirë ishte t’i mbani ulur. Kështu kërkojnë edhe ligjet gjermane, që e dënojnë me gjobë këtë sjellje, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e përgjithshme.
Ilegale të mbetesh pa derivate – Ohio, Shtete e Bashkuara dhe Gjermani
Në Gjermani, nuk ka shumë ndalesa për shpejtësi, por është ilegale të mbetni pa benzinë. Sikur të mbeturit pa derivate të mos jetë aq keq, ju gjobiten dhe dita juaj e keq, bëhet edhe më vështirë. Njëjtë është edhe në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ku është e palejuar të mbeteni pa derivate në autostradë, por edhe në rrugët lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara
Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme
Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme
“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet
A po vijnë subvencionet për veturat elektrike në BE?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!