LAJMI I FUNDIT:

Hëngri kërmillin dhe mbeti i paralizuar, australiani 28-vjeç ndërron jetë pas 8 viteve betejë me sëmundjen e rëndë (Foto/Video)

Hëngri kërmillin dhe mbeti i paralizuar, australiani 28-vjeç ndërron jetë pas 8 viteve betejë me sëmundjen e rëndë (Foto/Video)

Sam Ballard, 28-vjeç, që konsiderohej yll i ragbit në shkollën e mesme ku kishte ndjekur mësimet, ka ndërruar jetë ku pas plotë tetë viteve humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Në vitin 2010 kishte vënë bast se do ta hajë një kërmill, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë – u diagnostifikua me meningoencefalitis, ku pësoi inflamacion të trurit, transmeton Telegrafi.


Para kësaj sfide, Ballard ka qenë lojtar i ragbit në ekipin e shkollës së mesme. Ndërkaq e ëma e tij shpesh ka shkruar në rrjetet sociale se Sam është një djalë gazmor dhe i fortë, dhe se është duke luftuar me një sëmundje të rëndë. Por, për fat të keq ai nuk i mbijetoi kësaj sëmundje.

Jimmy Galvin dhe Michael Sizby, miqtë e Sam-it, kanë shpjeguar se si ajo natë ua ndryshoi jetën.

“Ishim në tarracë duke pirë verë dhe silleshim kinse jemi pjekur mjaft. Në ato momente pamë një kërmill, aty filluam të bisedojmë se si do të duhej ta hamë, kurse Sam pa u menduar dy herë e kapi dhe e “gëlltiti”, ka deklaruar Galvin.

Disa ditë më vonë Sam u sëmurë, ndërkaq mjekët i thanë se është infektuar me parazitë që zakonisht gjenden tek minjtë, por edhe tek kërmijtë kur hanë jashtëqitjen e tyre. Aty u konstatua se ai ka pësuar inflamacion në tru dhe ra në komë. Nga kjo komë nuk u zgjua plotë 420 ditë.

Për shkak të dëmeve në tru, Sam mbeti plotësisht i paralizuar. Nëna e tij një vit pas incidentit kishte shkruar në profilin e saj në Facebook se gjendja shëndetësore e Samit është duke u përmirësuar.

“Ende është i njëjti, i buzëqeshur. Sërish do të ecë e flasë, por nuk e dimë kur”, kishte shkruar ajo duke shtuar disa ditë më vonë se ky incident i ka ndërruar jetën birit të saj.

“Është e tmerrshme se si ka ndryshuar jeta e tij dhe e imja. Pasojat janë të tmerrshme”, ka shkruar ajo ndër tjera.

Megjithatë, gjendja e Samit kurrë nuk u përmirësua nga sëmundja e rëndë virusale. Tre vitet e fundit të jetës i kaloi në spital, kurse pas komplikimeve të shumta ndërroi jetë në prezencë të miqve dhe familjarëve.

Fjalët e fundit të cilat kishte arritur t’ia thotë të ëmës ishin: “Të dua shumë, mami”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Amerika
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Botë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump

Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump

Amerika
Top senatorët republikanë 'kundër' Trumpit, Prokurori i Përgjithshëm mund të mos votohet në Kongres

Top senatorët republikanë 'kundër' Trumpit, Prokurori i Përgjithshëm mund të mos votohet në Kongres

Amerika
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Bosnja
Kalo në kategori