LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Jam fitues i Ligës së Kampionëve, meritoj më shumë respekt

Shaqiri: Jam fitues i Ligës së Kampionëve, meritoj më shumë respekt
Xherdan Shaqiri (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri beson se atij nuk i sigurohet respekt i mjaftueshëm si një lojtar edhe pas arritjes së tij me Bayern Munichun, ku fitoi Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Zvicrës ishte një fitues i dyfishtë i Bundesligës me ekipin gjerman, si dhe anëtar i skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve më 2012-13.


Shaqiri ishte një zëvendësues i papërdorur në finalen e luajtur në stadiumin Wembley, por thotë se ndjen se arritjet e tij janë eklipsuar në mendjet e tifozëve anglezë pas rënies nga kategoria në sezonin e kaluar me Stoke City.

Shaqiri flet për kritikat e Adamit: E ka nga xhelozia - unë shënoja gola në ndeshje të vështira, ai merrte kartonë të kuq 
Lexo po ashtu Shaqiri flet për kritikat e Adamit: E ka nga xhelozia - unë shënoja gola në ndeshje të vështira, ai merrte kartonë të kuq 

Ylli me prejardhje shqiptare nuk ishte në gjendje të shpëtojë ‘Potters’ nga një kthim në kampionat pas një qëndrimi dhjetëvjeçar në Ligën Premier dhe ai siguroi një lëvizje në Anfield gjatë këtij sezoni.

Shaqiri po kalon në formë të mirë te Liverpooli (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Duke qenë i zhgënjyer me Stoken, ishte një përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua dhe shpresoj se ata mund të kthehen shpejt”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Mirror.

“Por, pavarësisht asaj që ndodhi atje, unë jam një fitues i Ligës së Kampionëve. Mendoj se meritoj më shumë respekt”.

Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: E kisha të vështirë ta lija në bankë, është njeri dhe lojtar fantastik
Lexo po ashtu Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: E kisha të vështirë ta lija në bankë, është njeri dhe lojtar fantastik

“Njerëzit duhet të kujtojnë se ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe çfarë kam arritur në këtë lojë”.

“Kam luajtur për një nga skuadrat më të mëdha në botë në Munich dhe jam duke luajtur për një nga klubet e mëdha, kështu që nuk ndjej asnjë presion nga fanella e Liverpoolit”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/